Pese kompani sigurimesh hyjne ne treg
E Shtune , 18 Shtator 2004
Tregu i sigurimeve u zgjerua edhe me pese kompani te tjera. Komisioni i Mbikeqyrjes se Sigurimeve dha lejen per operim ne treg ndaj kompanive SiCRED, Dukagjini Al, Albisg, Interalbania dhe Sigal Live. Per here te pare licensohen per sherbimet e sigurimit te jetes kompanite SiCRED dhe Sigal Live. Drejtori i SiCRED, Balisha : "Primi i sigurimit te jetes sa 1/4 e makines"
Blerina Hoxha
Pese kompani te reja sigurimesh kane marre lejen per te operuar ne treg. Komisioni i Mbikeqyrjes se Sigurimeve (KMS) pas autorizimit paraprak ka dhene lejen per ofrimin e sherbimeve kundrejt kompanive, SiCRED, Dukagjini Al, Albisg, Interalbania dhe Sigal Live. Keshtu numri i kompanive qe ofrojne sherbime ne lemin e sigurimeve ka arritur ne 10 operatore, nga te cilat 8 kompani ofrojne sherbimet per sigurimet e detyrueshme dhe 2 te tjera (SiCred dhe Sigal Live) per sigurimin e jetes. Keshtu per here te pare shqiptaret do te kene mundesi te sigurojne jeten e tyre nga rreziqet ashtu si ne te gjitha vendet e botes se zhvilluar, ku sektoret me rrisk te larte e sigurojne jeten e punonjesve te tyre. Gezim Balisha , Drejtor i Pergjithshem i SiCRED tha per "Korrieri"-n se, cmimi i primit per sigurimin e jetes do te jete sa e 1/4 e shumes qe paguhet aktualisht per sigurimin e automjetit, nderkohe qe perfitimi eshte 1 milione leke. Sherbimet qe ofrohen kane te bejne me sigurimet e jetes ne rastet e vdekjes natyrore, aksidentale dhe humbjen e jetes jashte vendit. Ndersa ofrohen edhe sherbimet per sigurimin e shendetit, kryesisht per perfitime nga shtrimi ne qendrat spitalore te specializuara, perfitime ne rastet e lindjes, per trajtim dentar dhe optik. Po keshtu kompanite e sigurimit te jetes ofrojne edhe sherbimin e sigurimit ndaj aksidenteve ku perfitimet jane ne rastet e pafatesise se perkoheshme ne pune, perfitimi ne paaftesine e perhesrhme ne pune (invaliditeti) dhe gjithashtu perfitime per frakturat dhe demtimet trupore. Balisha shtoi se, kompania e tij ofron sigurimin financiar te pleqerise. Keshtu ne baze te kontributeve qe percaktohen nga vete personi perfitimi financiar fillon pas moshes 54 vjec pavaresisht nese personi eshte ne marredhenie pune apo jo.
Megjithe perpjekjet per te zgjeruar gamen e sherbimeve ne lemin e sektorit te sigurimeve, ambjenti ne pergjithesi eshte ende i painformuar nga perfitimet dhe deri tani eshte i orientuar vetem ne sigurimet e detyrueshme, kryesisht te mjeteve motorike. Nga ana tjeter specialiste ne Komisionin e Mbikeqyrjes se Sigurimeve besojne se tregu dhe palet e interesuara do te jene me atraktive, pas rritjes se konkurences ne treg dhe zgjerimit te games se sherbimeve. Sipas shifrave zyrtare Shqiperia mbetet vendi me nivelin me te ulet ne rajon persa i perket primeve te arketuara per fryme. Sakaq eshte ne proces miratimi nje ligj qe do te forcoje kontrollin dhe monitorimin e tregut te sigurimeve, duke i rritur kompetencat autoritetit te mbikeqyrjes dhe duke forcuar rregulloren e licensimit.
Operatoret ne tregun e sigurimeve
| Jane treg |
Hyne ne treg |
| INSIG |
DUKAGJINI AL |
| SIGAL |
SiCRED |
| SIGMA |
ALBSIG |
| ATLANTIK |
INTERALBANIA |
| INTERSIG |
SIGAL LIVE |
|