Pse keni nevojë për Sigurimin e Jetës?
Arsyeja më e zakonshme që dikush ka nevojë të blejë sigurimin e Jetës, është që të zëvendësojë të ardhurat e humbura kur ai të humbë jetën. Për shembull, le të themi se Ju punoni dhe të ardhurat tuaja përdoren për t'Ju mbajtur Ju dhe familjen tuaj. Nëse Ju humbni jetën, kush do të paguajë detyrimet tuaja? Atëherë mund të përdoret sigurimi i Jetës që të mbështesë pjestarët e familjes që mund të lini pas.
Një përdorim tjetër i Sigurimit të Jetës është që të paguajë ndonjë hua që i Siguruari mund të ketë lenë pa paguar për shkak të humbjes së jetës ose mbetjes i paaftë për punë. Për shembull, hipotekat, kreditë për makinat, faturat mjeksore, dhe ndonjë pagesë që shpesh lihet pezull kur dikush humbet jetën. Kjo mund të reduktojë burimet për të cilat ka nevojë familja juaj. Sigurimi i Jetës mund të përdoret për të paguar këto detyrime duke lënë të paprekura pasuritë e familjes.
Sigurimi i Jetës siguron likuiditet për pronat tuaja. Kur dikush humbet jetën, mund të lerë disa pasuri të tundshme apo të patundshme. Pasuritë e tundshme mund të mos jenë të mjaftueshme për të paguar të gjitha detyrimet tuaja, si dhe shpenzimet që bëhen për shkak të vdekjes (siç janë funerali apo taksat). Asetet e patundshme mund të shiten në mënyrë që të përmbushen këto detyrime. Kjo mund të shkaktojë një humbje financiare sepse pasuritë tuaja do të shiten lirë në mënyrë që paratë të merren në kohë sa më të shpëjtë. Sigurimi i Jetës mund të parandalojë këto situata sepse dëmshpërblimet jepen menjëherë pas vdekjes së të siguruarit.
Më në fund sigurimi i jetës mund të jetë një paketë investimi. Disa tipe të sigurimit të jetës në realitet mund dhe t'Ju bëjnë të fitoni te ardhura si dhe Ju jep përfitimet e përmendura më lart. Kjo Ju ndimon me objektivat financiare afatgjatë
Ne të gjithë kemi përgjegjësine për të mbrojtur ata që janë të varur nga ne me një shumë të mjaftueshme të sigurimit të jetës. Sigurimi i jetës është garancia e sigurisë së familjes tuaj. Sigurimi i jetës mund t'ju ofrojë të afërmëve që keni lënë vetëm, siguri financiare për tërë jetën.
Sigurimi i jetës gjithashtu i ofron bizneseve nje kapital i cili është i domosdoshëm për të mbijetuar në rast të humbjes së jetës së një të punësuari ose partneri shumë të rëndësishëm.
|