RAPORTI VJETOR 2012

I nderuar lexues,

Kemi kënaqësinë e veçantë të ndajmë me ju raportin vjetor 2012 të grupit SiCRED.

Gjatë këtij viti, primi i përgjithshëm i shkruar nga SiCRED sh.a., ka qenë rreth 308 milion lekë, ndërsa primi i vitit financiar për vitin 2012 ka qenë rreth 207 milion lekë. Pagesat për dëmet për vitin 2012 kanë qenë mbi 23 milion lekë, me rreth 2.47% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Numri i të siguruarve të Shoqërisë së Sigurimit SiCRED sh.a., në fund të vitit 2012 ishte afërsisht 47,000 klientë. Aktivi total është rritur me 20.96% gjatë vitit 2012, duke arritur në mbi 1 miliard lekë.

Viti 2012 ka qenë viti i parë i aktivitetit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., mbas riliçensimit të kësaj shoqërie nga AMF në nëntor të vitit 2011. Kjo shoqëri zotërohet në 75% të kuotave të saj nga shoqëria SiCRED sh.a.. Shoqëria e mbylli vitin 2012 me 1,723 anëtarë (2011: 1,093 anëtarë), ndërsa Vlera Neto e Aseteve të Fondit më 31 Dhjetor 2012 arriti në 34,867,856.27 Lekë (2011: 21,103,674 Lekë).

Ky vit gjithashtu përfaqëson edhe vitin e zgjerimit të suksesshëm të aktivitetit të grupit edhe në fushën e asistencës dhe sigurisë në punë. Në 26 Qershor 2012, u krijua shoqëria SiCRED Assistance sh.p.k., e para shoqëri në Shqipëri e krijuar për ofrimin shoqërive punëdhënëse të konsulencës për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Shiko raportin vjetor 2012: (Raport Vjetor 2012)

(27 Nëntor 2013)