GENC KOXHAJ

Drejtor i Përgjithshëm

Z. Koxhaj ka mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në degën Administrim Biznesi, në vitin 1996. Ka përfunduar programin Master për Financë dhe Bankë dhe ka ndjekur programin një vjeçar “Administrator Publik” pranë UWL, USA.
Që prej vitit 2006 e në vijim mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm pranë Shoqërisë SiCRED sh.a. dhe aktualisht është përfaqësues i aksionarëve të SiCRED sh.a. në CREDINS Invest dhe SiCRED Assistance.
Z. Koxhaj zotëron një eksperiencë pune 22 vjeçare në fushën e bankës dhe financës, nga të cilat 15 vite në fushën e sigurimeve të Jetës dhe Jo-Jetës.