TEUTA LOCAJ

Drejtore – Drejtoria e Financës dhe Kontabilitetit

Znj. Locaj ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, diplomuar për Financë dhe Kontabilitet. Ka mbajtur detyra drejtuese në Njësitë e Financës dhe Kontabilitetit në ente të ndryshme. Ajo mban titullin “Eksperte Kontabël e Autorizuar/Audit Ligjor ”. Nga viti 2005 është pjesë e SiCRED sh.a., ku nga Dhjetori 2010 është Drejtore e Drejtorisë së Financës dhe Kontabilitetit.