VJOSA BODO MUJO

Drejtore – Drejtoria Juridike dhe e Burimeve Njerëzore

Znj. Vjosa Bodo Mujo, ka lindur më 1979, është Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në 2001, me titullin “Jurist”. Është anëtare e dhomës së Avokatisë së Tiranës, prej 2002 e zbaton këshillimin e përfaqësimin ligjor në të tre shkallët e gjyqësorit, çështje të punës, pronës, tregtare, tatimore, administrative, etj.. Znj.Vjosa Bodo Mujo përfundoi studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, duke marrë në 2011 titullin M.L. Master në të Drejtën Publike e Administrim Publik. Ajo i bashkohet në 2009 SiCRED sh.a., pas eksperiencës 7-vjecare në Ministrinë e Transportit Tiranë. Ne 2011 emërohet Drejtor Juridik dhe i Burimeve Njerëzore në SiCRED sh.a., e Kryetar i Bordit të shoqërisë administruese Credins Invest. Znj. Vjosa Bodo Mujo drejton si administrator i vetëm prej 2012 shoqërinë konsulente SiCRED ASSISTANCE sh.p.k.; e prej 2016 është bashkëpunëtore e qendrës së edukimit shkencor pranë AMF.