SiCRED në Panairin e Punës pranë UET

Fundi i muajit Maj përkoi me Panairin e Punës, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. Të shumta ishin kompanitë pjesëmarrëse, ardhur nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ndër të cilët kryesonte sektori financiar.

Midis pjesëmarrësve, SiCRED priti në stendën e saj studentë të shumtë, të interesuar për mundësi punësimi dhe praktika mësimore.
Këto aktivitete, të konsideruara si një urë lidhëse ndërmjet studentëve dhe tregut të punës, mbeten një ndër eksperiencat e para të të rinjve si përballje me shoqëritë punëdhënëse.

Për më tepër, shfletoni galerinë e fotove: