SiCRED pjesë e UNYT “Virtual Career Fair Connection”

Është kthyer tashmë në një traditë bashkëpunimi midis Universitety of New York Tirana dhe SiCRED. Panairi i Karrierës këtë vit u adaptua në mënyrë mjaft profesionale nga stafi organizativ i UNYT në formatin online, “Virtual Career Fair Connection”, i cili zhvillohet në datat 23-25 Qershor, duke siguruar kështu vazhdimësinë e tij edhe në këtë vit aspak të zakonshëm për të gjithë.

SiCRED ishte pjesëmarrëse në ditën e parë të “Virtual Career Fair Connection”, ku përgjatë ceremonisë së hapjes, UNYT kishte menduar vlerësimin e partnerëve të panairit, me një certifikatë falënderuese.

Sesioni ku SiCRED pasqyroi mundësitë e internshipeve rezultoi mjaft i frytshëm dhe bashkëbisedimi me studentët ekselentë të UNYT ishte një vlerë e shtuar e pjesëmarrjes sonë në event.

Bashkëpunime të tilla hapin rrugën për një marrëdhënie afatgjatë dhe të frytshme për eventet e radhës.