Sigurimi i jetës për hua

Cfarë mbulon ky sigurim?

Kontrata e Sigurimit të Jetës për Hua mbulon rrezikun e vdekjes së të siguruarit për shkaqe natyrore ose aksidentale, pa asnjë kufizim territorial. Është një produkt që ofron një Garanci Financiare si për personin, jeta e të cilit sigurohet ashtu edhe për Bankën apo Institucionin Financiar, që është Përfituesi dhe që në rastin e vdekjes së të siguruarit përfiton prej shoqërisë së sigurimit si dëmshpërblim, shumën e sigurimit deri në Shumën e Principalit të Huasë të siguruar të mbetur pa paguar.