FONDI I INVESTIMIT

Tashmë pranë SiCRED Ju mund të blini kuota të Fondit të Investimit “CREDINS Premium”, falë bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë SiCRED sh.a. dhe Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive CREDINS Invest sh.a.

Zgjidhni të investoni kursimet tuaja në Fondin e Investimit “CREDINS Premium”, duke përfituar:

  • Likuiditet i lartë;
  • Normë e lartë kthimi;
  • Vlerë minimale investimi;
  • Mundësi diversifikimi në investim;
  • Menaxhim profesional;

Kontaktoni me SiCRED për të lënë një takim me përfaqësuesit e autorizuar të shitjeve, si dhe klikoni CREDINS Invest për më tepër informacion mbi produktin.

Klikoni për të lexuar prospektin.

*Fondi i Investimit “CREDINS Premium” është një nga format e sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur, e krijuar në bazë të një kontrate, nëpërmjet ofertës publike të kuotave. Fondi administrohet nga CREDINS Invest sh.a. – Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive.