FONDI I PENSIONIT VULLNETAR

Planifikoni pensionin tuaj tani! Anëtarësohuni në Fondin e Pensionit Vullnetar “CREDINS Pension” si alternativa më e mirë për t’i shtuar pensionit shtetëror një të ardhur shtesë.
Avantazhe të Fondit:
• Risk i ulët investimi, duke qenë se asetet e fondit investohen kryesisht në bono thesari dhe obligacione të emetuara nga Republika e Shqipërisë;
• Të ardhura më të larta në krahasim me mundësi të tjera investimi;
• Menaxhim profesional i fondit nga një ekip ekspertësh;
• Fondi është i trashëgueshëm dhe i transferueshëm dhe i përjashtuar nga tatimi;
• Shuma minimale e kontributit mujor: 1,000 Lekë

Duke u bërë anëtarë të Fondit të Pensionit Vullnetar “CREDINS Pension”, ju përfitoni gjithashtu:

  • Sigurimin Jetë dhe Aksidente falas nga SiCRED sh.a.;
  • Zbritje deri në 60% në rrjetin mjekësor të SiCRED

Për më tepër informacion mbi Fondin e Pensionit dhe për të lënë një takim me përfaqësuesit e shitjeve, kontaktoni me Zyrat Qendrore dhe Rrjetin e Degëve të SiCRED.

*Fondi i Pensionit Vullnetar “CREDINS Pension” administrohet nga CREDINS Invest sh.a. – Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive.