HISTORI

2003

Shoqëria SiCRED sh.a. u themelua në 7 Tetor 2003, duke qenë kështu e para dhe e vetmja shoqëri sigurimi private në Shqipëri me kapital 100% vendas e liçencuar për të vepruar në fushën e sigurimit të Jetës.

Në një mjedis financiar që po përjetonte ndryshime të vrullshme, vizioni i themeluesve të SiCRED ishte krijimi i një shoqërie sigurimi, e cila do ndryshonte perceptimin e shqiptarëve për produktet e sigurimit, duke patur si mision ushtrimin e veprimtarisë konform standardeve më të larta të etikës, si mënyra e vetme dhe e pranueshme për të bërë një emër të mirë.

Nën sloganin “Në duar të Sigurta” emri SiCRED përcjell besueshmëri, e përforcuar kjo nga premtimi ynë për të mbajtur gjithnjë parasysh atë që është më e mirë për klientët tanë.

2004

Shoqëria SiCRED sh.a. autorizohet nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve (sot Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) për të vepruar si shoqëri sigurimi jete. Shoqëria SiCRED sh.a. operon në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe kuadrin rregullator, në bazë të Autorizimit për të vepruar si shoqëri sigurimesh, Nr.8 datë 19.07.2004 si dhe të Lejes për Ushtrimin e Veprimtarisë në Sigurime, Nr.8/1 datë 10.09.2004 (zëvendësuar me Licencën Nr. 8/2004, datë 22.06.2012).

Polica e parë e sigurimit është shitur nga shoqëria SiCRED sh.a. në datën 21.09.2004.

2005

Shoqëria SiCRED sh.a. shtrin aktivitetin e saj në qytetet kryesore të Shqipërisë, duke patur degë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë.

2006

Në korrik të vitit 2006, z. Genc Koxhaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i SiCRED sh.a..
Të ardhurat nga primet në këtë vit u rritën me 60%, krahasuar me një vit më parë. Numri i klientëve arrin në 3400. SiCRED shënon për herë të parë rezultat pozitiv, me një fitim neto rreth 12 milion lekë.

2007

Vijon rritja e të ardhurave me mbi 30%, fitimi neto arrin në 38 milion lekë dhe numri i klientëve arrin në 14,000.
30 persona janë tashmë pjesë e stafit SiCRED.

SiCRED lidh marrëveshjen e risigurimit me shoqërinë SCOR Global Life, një nga 5 shoqëritë e risigurimit më të mëdha në botë.

2008

Në vitin 2008, kapitali i shoqërisë arrin në 370 milion lekë, duke rritur kapacitetin financiar të shoqërisë, e cila tashmë iu shërben 30.000 klientëve në të gjithë Shqipërinë. Shoqëria paguan 9.5 milion lekë dëme, ndërsa fitimi neto arrin në një shifër rekord prej 51 milion lekë, me një kthyeshmëri të kapitalit prej 14%.

2009

SiCRED lidh marrëveshje bashkëpunimi me një nga laboratorët kryesorë mjekësorë privat në Shqipëri, i pajisur me teknologji moderne dhe me shtrirje në disa qytete në Shqipëri. Hidhet kështu hapi i parë për krijimin e një rrjeti të gjerë mjekësor, i cili do ofrojë përfitimet dhe shërbimet mjekësore më cilësore për klientët e SiCRED.

2010

Falë një pune rigoroze dhe një strategjie të suksesshme, primet e shkruara bruto arrijnë në 267 milion, me një rritje afërsisht me 50% krahasuar me një vit më parë.
SiCRED vijon zgjerimin e rrjetit mjekësor, duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me disa spitale dhe klinika private në vend, ku klientët e SiCRED marrin shërbime mjekësore me kushte preferenciale.

2011

Për të diversifikuar aktivitetin, përballuar nivelin në rritje të konkurrencës në treg, rritur gamën e përfitimeve dhe për zgjerimin e pjesës së tregut, shoqëria SiCRED sh.a., nënshkroi në shkurt të vitit 2011 marrëveshjen për blerjen e 75% të paketës aksionare të shoqërisë për administrimin e pensioneve vullnetare, Sigma IPP sh.a..
Kjo shoqëri, e cila pas shndërrimit të saj nga shoqëri me dy nivele drejtimi, në shoqëri me një nivel drejtimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për fondet e pensionit vullnetar”, u riliçencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiar në nëntor 2011, duke operuar në treg me emrin Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. dhe duke administruar Fondin e Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions”.

2012

Në 29 Qershor 2012 u krijua shoqëria SiCRED Assistance sh.p.k. (shoqëria konsulente, me kapital të zotëruar në masën 100% nga shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a.), si kërkesë imponuese e situatës ligjore në Shqipëri, si dhe optikës së grupit ekonomik zotërues për të plotësuar këtë kërkesë imediate të ligjit.
Objektivi i veprimtarisë së shoqërisë SiCRED Assistance sh.p.k. është dhënia e asistencës dhe konsulencës shoqërive punëdhënëse për zbatimin e legjislacionit dhe rregulloreve teknike për sigurimin e mirëqenies në punë të punonjësve gjatë kryerjes së punës, si dhe dhënia e asistencës dhe konsulencës punëdhënësve për analizimin, identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve në punë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës.

2013

Rrjeti mjekësor i SiCRED zgjerohet edhe me bashkëpunimet jashtë Shqipërisë, me disa nga rrjetet spitalore më të suksesshme në Itali dhe Turqi.
Portofoli i sigurimit të “Jetës dhe Shëndetit CASH PLAN”, zgjerohet ndjeshëm. Sigurimi i jetës dhe shëndetit nga SiCRED ofron një gamë të gjerë mbulimesh dhe kombinimesh, për të përmbushur sa më mirë kërkesat e klientëve.
Numri i klientëve arrin në 47.000, numri i degëve 9 dhe numri i punonjësve 50.

2014

Zyrat qendrore të SiCRED transferohen në Njësinë Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë. Me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 800 m2, ambientet e reja të selisë qendrore, ofrojnë më shumë hapësira dhe lehtësira të ndryshme për klientët tanë, duke mundësuar ofrimin ndaj tyre të shërbimeve profesionale në standardin dhe komfortin maksimal.

2015

SiCRED sh.a. dhe Banka CREDINS sh.a. nënshkruan në datën 22 Dhjetor 2014 marrëveshjen e shitblerjes për transferimin e 76% të totalit të aksioneve të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., nga SiCRED tek Banka CREDINS. Në datën 30 Prill 2015, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi ndryshimin e kontrollit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a..
Në dhjetor të vitit 2015, shoqërisë SiCRED sh.a. i akordohet çmimi “Shërbimi më i mirë ndaj publikut” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me motivacionin për shërbim inovativ me paketa sigurimi të personalizuara për kërkesat e klientëve.
Numri i klientëve të SiCRED sh.a. në fund të vitit 2015 ishte rreth 60,000.

2016

SiCRED vijon të ruajë një pozicion të rëndësishëm në tregun e sigurimit të jetës, duke u pozicionuar në vendin e dytë për nga volumi i primeve të shkruara.
SiCRED prezanton produktin “Sigurimi i Jetës (me Mbijetesë)”. Ky sigurim garanton një shumë monetare (Shuma e siguruar) e cila është e pagueshme në rast vdekje apo mbijetese të të siguruarit. Nëpërmjet këtij produkti, individi përveçse siguron jetën e tij, kursen dhe investon rregullisht me një normë minimale të garantuar vjetore prej 1.2%, merr pjesë në fitimin e realizuar nga kompania për këtë kategori produkti, si dhe mund t’i zgjerojë përfitimet e tij nëpërmjet opsionit për sigurimin nga aksidentet dhe sigurimin nga sëmundjet kritike.
SiCRED është e para kompani sigurimi në treg që kombinon sigurimin e jetës me elementë kursimi afatgjatë, me sigurimin nga sëmundjet kritike, një sigurim i cili i ofron individit një shumë monetare në rast të shfaqjes së një prej sëmundjeve kritike (sëmundje të rënda), gjatë periudhës së sigurimit.
Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., miratoi ndryshimin e emrit si rrjedhojë e ndryshimit të mazhorancës aksionare, duke u quajtur CREDINS INVEST sh.a. – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, e cila tashmë përveç administrimit të fondeve të pensionit vullnetar, do të administrojë edhe sipërmarrje investimesh kolektive.
“CREDINS INVEST” sh.a. u liçencua në 30 Maj 2016 nga AMF për të administruar sipërmarrje investimesh kolektive. Aktualisht CREDINS INVEST sh.a. administron dy fonde:
– Fondin e Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions”; si dhe
– Fondin e Investimit “CREDINS Premium”