b

Category: Viti 2015

MARRËVESHJA E UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS ME SiCRED

Më 29 Tetor 2015, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, u prezantua marrëveshja e bashkëpunimit midis UET dhe Shoqërisë së Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.. Sipas kësaj marrëveshje, çdo student që ndjek studimet në UET përfiton falas sigurimin e jetës nga SiCRED. Polica e sigurimit u ofron studentëve mbulim edhe për sëmundje kritike apo aksidente të ndodhur gjatë periudhës së sigurimit, e cila zgjat përgjatë gjithë viteve të studimit. Veç kësaj, studentët pajisen me kartën e sigurimit, e vlefshme përgjatë gjithë periudhës së studimeve, e cila u lejon atyre të përfitojnë deri në 60% zbritje, për çdo shërbim mjekësor që do të marrin në Rrjetin Mjekësor të SiCRED, i cili numëron mbi 60 spitale e klinika, brenda dhe jashtë vendit.
Ky bashkëpunim përveçse ofron një garanci për jetën dhe shëndetin e studentëve, na le te kuptojmë rëndësinë që po përfitojnë ditë pas dite produktet e sigurimit duke i kushtuar sigurimit rëndësinë e duhur si një faktor që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës sonë.

Për më shumë informacion:
Kryesore
Kredi Studentore pa Interes
Kredi Studentore pa Interes

Related Posts