SIGURIMI I JETËS SË NXËNËSVE DHE STUDENTËVE

Nuk është asnjëherë shpejt për t’u kujdesur për shëndetin tuaj! Pavarësisht nga mosha, mund të përballeni me të papritura të ndryshme dhe shpeshherë përballimi i pasojave të tyre shoqërohet me kosto të larta. Ndaj, Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., ju ofron Policën “Sigurimi i Jetës së Nxënësve dhe Studentëve”, e mirë për ju, e mirë për shëndetin tuaj!

 

APLIKO ONLINE

PAKETAT E SIGURIMIT “JETË NXËNËSI”

Shënim: Në rast pagese të primit të sigurimit për të gjithë periudhën e shkollimit, ofrohet zbritje mbi çmimet e sipërshënuara.

PAKETAT E SIGURIMIT “JETË STUDENTI”

Shënim: Në rast pagese të primit të sigurimit për të gjithë periudhën e studimeve (më tepër se një vit shkollor), ofrohet zbritje mbi çmimet e sipërshënuara.

Çfarë ju ofron ky sigurim?

Kundrejt një primi simbolik, SiCRED ju garanton mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast të çdo të papriture shëndetësore apo aksidentale. Kontrata ofron një gamë të gjerë mbulimesh dhe përfitimesh, duke marrë parasysh dhe aktivitetin e përditshëm të nxënësve dhe studentëve. Sipas kësaj police, i siguruari ose përfituesi i caktuar prej tij përfiton:

Sipas kësaj police, i siguruari ose përfituesi i caktuar prej tij përfiton:
~ Mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast të aksidenteve.
~ Dëmshpërblim për frakturat, sipas grafikut të përfitimeve të përcaktuar në
kontratën e sigurimit.
~ Mbulim të shpenzimeve mjekësore për kurimin e sëmundjeve kritike, që
shfaqen gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
~ Dëmshpërblim për paaftësi të përkohshme të të siguruarit, sipas grafikut
të përfitimeve të përcaktuar në kontratën e sigurimit.
~ Dëmshpërblim për paaftësi të përhershme të të siguruarit, sipas grafikut të
përfitimeve të përcaktuar në kontratën e sigurimit.
~ Dëmshpërblim për humbjen e jetës të të siguruarit në mënyrë aksidentale
të barabartë me dyfishin e shumës së sigurimit
~ Dëmshpërblim për humbjen e jetës së të siguruarit nga shkaqe natyrore
të barabartë me shumën e sigurimit

Karta e sigurimit – FALAS!

wwb_img3Sigurimi ju mundëson pajisjen falas me Kartën e sigurimit, të cilën mund ta përdorni së bashku me një mjet identifikimi, sa herë që do ju nevojitet marrja e shërbimeve shëndetësore në subjektet e Rrjetit Mjekësor të SiCRED.
Marrjen e menjëhershme të zbritjeve deri në 60%, për shërbimet mjekësore të marra në subjektet e Rrjetit Mjekësor të SiCRED.
Trajtimin në mënyrë preferenciale në të gjitha subjektet e Rrjetit Mjekësor të SiCRED.
Përfitime të tjera sipas kontratës së sigurimit.

Paketë me ekzaminime mjekësore

Ju mund të zgjidhni një nga opsionet e sigurimit që përmban dhe një paketë ekzaminimesh (check-up) vjetore. Analizat mund t’i kryeni në njërën nga spitalet ose klinikat private që bashkëpunojnë me SiCRED.

Rrjeti Mjekësor i SiCRED

Rrjeti mjekësor i SiCRED përbëhet nga mbi 60 Spitale dhe Klinika brenda dhe jashtë Shqipërisë, në të cilat mund të drejtoheni në rast problemi shëndetësor. * Vëmendje: Rrjeti mjekësor i SiCRED zgjerohet vazhdimisht me spitale apo klinika mjekësore si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Ju mund të merrni informacion të përditësuar për rrjetin mjekësor brenda Shqipërisë të SiCRED duke klikuar në rubriken “Rrjeti Mjekësor”

Si mund të pajiseni me këtë policë sigurimi?
Për t’u pajisur me policën e sigurimit “Sigurimi i Jetës së Nxënësve dhe Studentëve”, ju lutem të kontaktoni me njërën nga degët e SiCRED.

Drejtoria e Shitjeve:
Tel: +355 4 22 37 549
Email: shitje@iscred.com.al
Rrjeti i Degëve SiCRED