PARTNERËT

PARTNERI NDËRKOMBËTAR NË ASISTENCË DHE MENAXHIMIN E KËRKESAVE PËR DËMSHPËRBLIM:

APRIL International E.M.E.A.

APRIL International EMEA, pjesë e April Group, është grupi europian i asistencës, i cili ofron këshillim, asistencë dhe produkte të sigurimit në udhëtim, në mënyrë direkte ose nëpërmjet një rrjeti partnerësh duke përfshirë dhe profesionist të turizmit dhe brokerat.

Data e bashkimit me April Group: 2008

Shoqëritë që përbëjnë APRIL International E.M.E.A., ofrojnë një rang të gjerë produktesh gjithëpërfshirëse, si: menaxhim i dëmeve nga sigurimi i kartonit jeshil, asistencë teknike, asistencë mjekësore, asistencë në udhëtim dhe asistencë mjekësore ndërkombëtare.

Grupi operon në shtete të ndryshme, si: Bjellorusi, Belgjikë, Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani, Zvicër, Kroaci, Lituani, Francë, Rusi, Slloveni, Turqi, Ukrainë, Serbi.

RISIGURUESI – SCOR GLOBAL LIFE

Risigurimi i ofron shoqërisë siguruese, në këtë rast “shoqëria ceduese”, një sërë përfitimesh, duke përfshirë këtu zvogëlimin e detyrimit neto mbi riskun individual dhe mbrojtje nga humbjet si pasojë e ndodhjes së katastrofave. Risigurimi gjithashtu i ofron shoqërisë ceduese mundësinë për të rritur, kapacitetin e saj të marrjes në sigurim, si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe të llojit të riskut. SCOR Global Life, një shoqëri e mirënjohur botërisht, është shoqëria jonë risiguruese.

SCOR Glogal Life është pjesë e grupit SCOR, i cili aktualisht renditet si risiguruesi i pestë më i madh në botë.

Vlerësimet e SCOR: