b

Category: BLOG

Përse më duhet sigurimi i jetës dhe shëndetit në udhëtim?

Përse më duhet sigurimi i jetës dhe shëndetit në udhëtim?

Nga Evelina Koçi
Publikuar më: 23.06.2021
Sigurimi në udhëtim është një mjet thelbësor për të udhëtuar në mënyrë të sigurt dhe nëse besoni se është i tepërt, ose që ndoshta është një nga shpenzimet që mund të shmangni për të ulur kostot e pushimeve tuaja, shumë shpejt do të ndryshoni mendim.

Kur udhëtojmë, një sigurim jetë dhe shëndet është një aleat i pazëvendësueshëm, madje kërkohet nga shumë shtete si dokument plotësues gjatë udhëtimit.

Në fakt, polica e sigurimit në udhëtim ju mbron nga ngjarjet e paparashikuara që mund të ndodhin gjatë qëndrimit jashtë vendit. Polica e jetës dhe shëndetit në udhëtim është e domosdoshme, sepse mbulon shpenzimet mjekësore që duhet të përballohen në rastet e një urgjence shëndetësore, apo aksidenteve të papritura. Nëse ndodh të ndiheni keq apo të keni urgjenca të ndryshme shëndetësore, mungesa e një police të sigurimit në udhëtim do ta komplikonte më tepër situatën për të marrë shërbime në institucionet shëndetësore të vendit ku po udhëtoni.

Me siguri nuk keni nevojë për dikë që t’ju kujtojë se shëndeti është pasuria më e çmuar, por nëse ende dyshoni për dobinë e sigurimit në udhëtim, po ju listojmë disa pika që flasin për dobinë e tij:

  1. Për të udhëtuar në mënyrë të sigurt, ju duhet vetëm një shpenzim minimal.

Pra, a ia vlen vërtet të heqësh dorë nga udhëtimet e sigurta? Përballë çmimeve me vlerë minimale, që SiCRED ofron për policat e sigurimit të jetës dhe shëndetit në udhëtim, ju mund të siguroheni nga dëme shëndetësore, që mund të tejkalojnë edhe vetë shpenzimet e udhëtimit.

  1. Sigurimi në udhëtim është thelbësor dhe në çdo rast duhet të pajiseni me të, pavarësisht se ku shkoni.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 na bëri të reflektojmë mbi dëshirën dhe/ose nevojën që kemi për të udhëtuar, mbi mundësinë e veprimit në siguri të plotë dhe mbi masat paraprake që duhen marrë për të mbrojtur shëndetin tonë. Për fat të keq, 2020 na ka mësuar se askush nuk është i sigurt nga e papritura dhe se viruset, si të gjitha sëmundjet e tjera, nuk ndalen në kufi.

  1. Kur udhëtoni, problemet shëndetësore, madje edhe të parëndësishmet, duken më serioze dhe shpesh përfundojnë duke u bërë shumë të shtrenjta.

Shfaqja e një problemi shëndetësor të papritur, shkakton shqetësim dhe konfuzion, sidomos kur jemi larg shtëpisë; shtojmë këtu edhe stresin e përballimit të shpenzimeve mjekësore për trajtim, që shpesh, në destinacione të caktuara, janë vërtetë të kushtueshme. Kjo është arsyeja pse sigurimi në udhëtim është mjeti që garanton siguri dhe lehtësi financiare.

Ndërkaq, përpara se të niseni për udhëtim, mos harroni të lexoni klauzolat e policës suaj të sigurimit, që të jeni të përgatitur për të vepruar siç duhet në rastin e shfaqjes së problemit shëndetësor të papritur, duke kontaktuar në kohë me shoqërinë e sigurimit, për të marrë benefitet e plota nga polica juaj.

Pushime të mbara!

Related Posts

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuajPunoi: Greta SejdinajPublikuar më: 03.01.2024   Gjëja e parë që duhet të bëni këtë fillimvit? Të surprizoni...