Rrjeti mjekësor SiCRED zgjerohet me një tjetër bashkëpunëtor në Turqi

Rrjeti mjekësor SiCRED në Turqi zgjerohet me një tjetër partner të rëndësishëm, i cili përbën një vlerë të shtuar të bashkëpunëtorëve tanë jashtë vendit.

Spitali operon prej shkurtit të vitit 2000 dhe gama e shërbimeve që ofron, si kardiologjia, kirurgjia kardiovaskulare, transplanti i organeve etj. sigurojnë një kujdes shëndetësor me cilësi të lartë në çdo specialitet të shërbimit mjekësor. Spitali ofron shërbime shëndetësore me standarde ndërkombëtare për pacientët e tij vendas dhe të huaj, si dhe mbështetje dhe lehtësira për ta dhe familjarët e tyre.

Tashmë të diagnostikohesh dhe kurohesh me cilësi ndërkombëtare bëhet dhe më e thjeshtë, falë mundësive që ofron zgjerimi i rrjetit tonë mjekësor brenda dhe jashtë kufijve.

SiCRED do të vazhdojë të jetë përherë në kërkim të partnerëve profesionalë, për t’u ofruar klientëve shërbime cilësore dhe çmime konkurruese.

Për më tepër informacion, na kontaktoni në +355 69 20 84 026.