SiCRED dorëzon përfitimet nga fondi i sigurimit për besnikërinë “Jeta me Kursim”

U bënë tashmë katër vite që SiCRED ndan me punonjësit e saj përfitimin për besnikërinë “Jeta me Kursim”, i cili i përgjigjet jetëgjatësisë 7-vjeçare në punë të stafit.

Shoqëria SiCRED, është e vetmja shoqëri në tregun e sigurimeve dhe e para në tregun shqiptar në tërësi, që përqafon shpërblimin e punonjësve për performancë të mirë dhe besnikëri në punë.

Në eventin e mbajtur pranë ambienteve të Shoqërisë SiCRED, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, znj. Vjosa Bodo, falenderoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj punonjësve që dhanë kontributin e tyre të çmuar për shoqërinë përgjatë një periudhe mbi 7 vjeçare.

Produkti “Jeta me Kursim” dhe fondi i besnikërisë është një mjet, që SiCRED kërkon t’i ofrojë kompanive shqiptare, për të siguruar marrëdhënie korrekte e më afatgjata punëdhënës – punëmarrës dhe një nxitje, që synon të përmirësojë tregun e punës.