SiCRED ka kënaqësinë t’ju njoftojë për publikimin e Raportit Vjetor 2014

Viti 2014 ka qenë një vit i karakterizuar përgjithësisht nga zhvillime pozitive në tregun e sigurimeve në Shqipëri, duke qenë një vit i qëndrueshëm për shoqërinë tonë, gjatë të cilit kemi arritur të realizojmë objektivat e vendosura, e ruajtur pozita pothuaj të njëjta me vitin 2013. Gjatë vitit 2014 nga SiCRED sh.a., janë lëshuar 56,649 kontrata sigurimi me prim të shkruar bruto rreth 271 milion Lekë. Ndërkaq, primi i vitit 2014 ka qenë rreth 244 milion Lekë. Viti 2014 u shoqërua me zhvillime pozitive dhe për dy shoqëritë e tjera të grupit SiCRED. Në datën 22 Dhjetor 2014 është nënshkruar marrëveshja e shitblerjes për transferimin e 76% të totalit të aksioneve të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., nga SiCRED sh.a. te Banka CREDINS sh.a.. Në këtë mënyrë Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. do të përfitojë maksimalisht nga bashkëpunimi i dy institucioneve financiare. SiCRED ASSISTANCE sh.p.k., shoqëria konsulente e cila ofron shërbime për sigurinë dhe shëndetin në punë, ka vijuar gjatë vitit 2014 normalisht aktivitetin, duke zgjeruar eksperiencën e fituar tashmë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të konsulencës ndaj 700 punëmarrësve, si dhe duke rritur nivelin e të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti.


            Për të lexuar raportin e plotë, ju lutem të klikoni këtu.


(01 Tetor 2015)