SiCRED kryeson tek Jeta në pagesat e dëmeve dhe përfitimeve për 2017! Lexoni artikujt në shtypin e shkruar

Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare konfirmuan se për vitin 2017 Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a. renditet e para në pagesat e dëmeve dhe përfitimeve tek Tregu i Sigurimit të Jetës.
118 milion lekë ishin dëmet e paguar gjatë vitit që lamë pas, një pjesë e konsiderueshme e të cilave lidhej me përfitimin e të siguruarve nga maturimi i produktit të sigurimit “Jeta me Kursim”.

Si gjithnjë, për SiCRED, fokus vijon të mbetet ofrimi i produkteve që plotësojnë nevojat e klientit në 360 gradë, të mbështetura nga një shërbim tejet profesional dhe cilësor. Kështu, objektivi i shoqërisë për vitin 2018 është ofrimi i produkteve të sigurimit të jetës, që gërshetojnë në mënyrë inovative nevojën për sigurim dhe investim.

Për më tepër lexoni artikullin në:

Gazeta Shqiptare
Gazeta Shekulli
Revista SCAN