SiCRED ndan me ju Raportin Vjetor 2017

Objektivi ynë kryesor në 2017-ën, pasi lamë pas një vit të vështirë, ishte përmirësimi cilësor i treguesve financiarë kryesorë, objektiv të cilin arritëm ta realizonim me sukses falë një analize financiare dhe menaxhimi të kujdesshëm.

Të ardhurat nga primet e sigurimit u rritën më 7%, në përputhje me objektivat tona strategjike për rritje të qëndrueshme. Dëmet e paguara ishin 2 herë më të larta se viti 2016, duke përfaqësuar 45% të dëmeve të paguara gjithsej në tregun e sigurimit të jetës. Mbi 79 mijë klientë zgjodhën t’i besonin SiCRED sigurimin e tyre në 2017, një rritje me pothuajse 10 mijë klientë më shumë se viti i mëparshëm.

Gjatë vitit 2017, për herë të parë, u shpërndanë kursimet e akumuluara nga kontratat e sigurimit “Jeta me Kursim”, ku 250 punonjës në tre kompani të ndryshme përfituan një fond total prej rreth 600 mijë euro.

Për më tepër, lexoni Raportin Vjetor 2017