SiCRED në Panairin e Karrierës pranë Universitetit Metropolitan

Për të pestin vit radhazi, SiCRED ishte pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës të mbajtur në ambientet e Universitetit Metropolitan të Tiranës, ku më shumë se 40 biznese vendase ofruan mbështetjen e tyre për orientimin e karrierës së studentëve.

Stenda e SiCRED u vizitua nga studentë të shumtë, të cilët shprehën interesin për të qenë pjesë e hapësirave për punësim e internship të ofruara nga shoqëria. Bisedat në formën e intervistave të punës ishin një hap i parë për t’i njohur ata më nga afër me SiCRED dhe tregun e sigurimeve.