b

Category: Viti 2017

SiCRED organizon trajnimin e forcës shitëse me fokus sigurimet e Jetës, si pjesë e rëndësishme e Financave Personale të Shqiptarëve

Publiku Shqiptar ka ende nevojë për informacion mbi kulturën e kursimit, në mënyrë që të bëjë zgjedhjet e duhura në investime apo financa personale. Pikërisht me këtë fokus, në datat 19 – 22 shtator, Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a. zhvilloi pranë zyrave të saj qendrore një seminar trajnimi me bazë të gjerë e kryesisht për stafin e shitjeve. Pavarësisht se fokusi kryesor i stafit të shitjeve nuk është edukimi i popullatës në lidhje me investimet financiare dhe vendin që zënë sigurimet e Jetës dhe Shëndetit apo si mund të menaxhohet risku, drejtuesit kryesorë të SiCRED kanë menduar të investojnë në këtë drejtim për përfitime në një periudhë afatgjatë.

Në trajnimin e organizuar mbajtën leksion profesionistë me eksperiencë të gjerë nga sistemi financiar e bankar dhe ai i sigurimeve të Jetës, të cilët ndanë eksperiencat e tyre më të mira, me qëllimin kryesor për t’i dhënë klientit një shërbim gjithmonë e më cilësor e të kualifikuar.

Trajnime të tilla, që do të përfshijnë edhe teknika të shitjes, do të zhvillohen gjerësisht dhe intensivisht edhe në vijim, e do të jenë një ndër prioritet e grupit SiCRED.

Për më tepër shfletoni galerinë e fotove:

Related Posts