b

Category: Viti 2018

SiCRED pjesë e Ditës së Karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

SiCRED pjesë e Ditës së Karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

SiCRED mori pjesë për të disatin vit radhazi në panairin organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Dita e Karrierës 2018 “Hidh Hapin Tënd”. Mbi 50 kompani ishin të pranishme në event duke ekspozuar ofertat mbi praktikat mësimore, internshipet, mundësitë e punësimit, trajnimet dhe workshopet.

SiCRED është gjithmonë e hapur ndaj punëkërkuesve të rinj, me dëshirë për të mësuar dhe për të zhvilluar edhe më tej aftësitë personale dhe profesionale, duke u dhënë hapësirën e parë të eksperiencës në fushën e sigurimeve. Shoqëria SiCRED ofron mjedisin e duhur për zhvillimin profesional dhe mundësinë e aplikimit të aftësive për profesionistët.

Edhe këtë vit Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED u prezantua në këtë panair me stendën e saj, ku mbi 100 studentë të bachelor, master, si dhe të sapodiplomuar të fakultetit, shfaqën interesin e tyre duke vizituar stendën e SiCRED.

Related Posts