SiCRED pjesë e panairit “Dita e Karrierës” në Fakultetin e Ekonomisë

SiCRED edhe këtë vit u bë pjesë e panairit “Dita e Karrierës”, kthyer tashmë në traditë, të organizuar më 18 Prill 2019, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, i cili ka si qëllim krijimin e lidhjeve midis studentëve dhe kompanive të profileve të ndryshme, që operojnë në tregun vendas, për qëllime punësimi, praktikash apo internshipesh.

Prania e SiCRED ishte një suport për studentët, të cilët janë në kërkim të mundësive të punësimit. Gjatë panairit u vu re që studentët ishin mjaft të informuar rreth tregut të sigurimit të jetës, si dhe e shihnin atë si një mundësi mjaft të mirë punësimi.

Të rinjtë shprehën interes ndaj stendës SiCRED, e cila u vizitua nga studentë të shumtë dhe përfaqësonte për ta një emër vërtetë serioz.