SiCRED pjesë e Panairit të Karrierës pranë UNYT

Edhe këtë vit, më 4 Qershor 2015, në mjediset e bibliotekës së Universitetit të New York-ut në Tiranë, u zhvillua Panairi i 8 i Karrierës, i kthyer tashmë në një traditë të këtij universiteti. Pjesëmarrja studentore ishte e gjerë, të cilët u pritën nga shoqëri dhe institucione të ndryshme. Një numër i madh intervistash u realizuan gjatë panairit, të cilat fokusoheshin në mundësi punësimi apo internshipi. Midis pjesëmarrësve në panair ishte edhe Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED, stenda e së cilës u vizitua nga studentë të shumë, të interesuar për t’u punësuar, apo për të kryer internshipe në SiCRED. Nën kujdesin e Zyrës së Karrierës së universitetit, panairi u zhvillua dhe u përmbyll në mënyrë të suksesshme.
 
Për më tepër, Ju lutemi të shfletoni galerinë e fotove:

(29 Qershor 2015)