SiCRED pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës pranë UET

Si një nga evenimentet më të rëndësishme që organizojnë institucionet shtetërore dhe universitetet private, Panairi i Punës edhe këtë vit nuk mungoi në Universitetin Europian të Tiranës.
Dhjetra kompani që veprojnë në fusha të ndryshme në Shqipëri, më 25 Maj në UET, shpalosën ofertat e tyre për punësim. Ndërmjet tyre ishte dhe Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a. e cila u krijoi mundësinë studentëve që të takohen me kërkesat dhe kriteret e punësimit për vendet e lira që SiCRED ofron.
Stenda e SiCRED u vizitua nga studentë të shumtë, të cilët ishin të interesuar për të punuar në fushën e sigurimeve.

Për më tepër, shfletoni galerinë e fotove: