SiCRED pjesëmarrëse në “Panairin e Karrierës të EPOKA Uni – Online Edition”

Universiteti Epoka, më 17 Qershor, mirëpriti si çdo vit një grup të madh biznesesh në edicionin e 7-të të Panairit të Karrierës, i cili këtë vit u organizua online, duke u përshtatur kështu me periudhën e pazakontë që po kalojmë.

SiCRED edhe këtë vit ishte pjesë e këtij organizimi, ku sërish pati një interesim të madh nga studentët të cilët kërkonin mundësi internshipi apo punësimi.

Bashkëbisedimi me studentët ishte mjaft frytdhënës dhe me një feedback të menjëhershëm; dhe energjia që u përcoll ishte optimiste, pavarësisht të gjithë situatës që po kalojmë!