SiCRED publikon Raportin Vjetor 2016

Viti 2016 ishte vit sfidues, por përtej vështirësive të tregut financiar, SiCRED ka dëshmuar për rritje të primeve të shkruara me 4.38% më shumë se viti 2015, duke rritur kështu pjesën e tregut me 2.5% krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, risi të tilla si hedhja në treg e produktit “Sigurimi i Jetës me Mbijetesë”, dëshmojnë finalizimin e një pune të gjatë dhe intensive të stafit të SiCRED për të ofruar produktet me të mira krijuar sipas kërkesave të klientëve, numri i të cilëve arrin rreth 69 mijë për vitin 2016.
Ecuri pozitive konstatohen edhe për SiCRED Pensions, tashmë nën emrin Credins Invest. Fundi i vitit 2016 numëroi të regjistruar rreth 8,870 anëtarë në portofolin e Fondit të Pensionit Vullnetar dhe po gjatë këtij viti, startoi punën e tij edhe Fondi i Investimit Credins Premium.

Zgjerimi i shërbimeve të SiCRED Assistance solli pranë çdo klienti aktual dhe potencial, përveç konsulencës së shoqërive punëdhënëse në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe ndërmjetësimin në shërbime mjekësore dhe ndërmjetësimin në punësim.

Klikoni këtu për të lexuar Raportin Vjetor 2016.