SiCRED rishikon strategjinë e saj, shet një pjesë të kuotave aksionare të zotëruara në CREDINS Invest

Shoqëria SiCRED sh.a., gjithmonë në kërkim të rinovimit, përmirësimit të shërbimit ndaj klientëve dhe ofrimit të risive, rishikon strategjinë e saj, duke shitur 12% të kuotave të saj aksionare të zotëruara në Shoqërinë e Administrimit të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive CREDINS Invest sh.a..

Ky vendim vjen si rezultat i synimit të SiCRED për të rritur përqendrimin dhe fokusin në aktivitetin e sigurimit të jetës, për të sjellë për klientët produkte të reja sigurimi, të cilat do të përbëjnë risi për tregun shqiptar të sigurimit.

Aktualisht SiCRED sh.a. zotëron 12% të kuotave aksionare të Shoqërisë CREDINS Invest sh.a..