SiCRED sjell katër paketa për Sigurimin e Jetës së Nxënësve dhe Studentëve.
Lexoni artikujt të botuar në shtypin e shkruar.

Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sjell në tregun shqiptar katër paketa të menduara posaçërisht për sigurimin e jetës së nxënësve dhe studentëve. Duke filluar nga 1,200 lekë në vit, nxënësit dhe studentët sigurojnë jo vetëm jetën e tyre por përfitojnë mbështetje financiare në rast të ndodhjes së një aksidenti, dëmshpërblim për frakturat apo paaftësitë, për shfaqjen e një sëmundjeje kritike etj. Vlerë e shtuar e këtij sigurimi janë edhe paketat me ekzaminime mjekësore (checkup vjetor) në spitalet më të njohura dhe më me eksperiencë në Shqipëri.

Për më tepër, SiCRED ofron për klientët e saj edhe kartën e sigurimit, e cila jep jo vetëm mundësinë për të përfituar zbritje në rrjetin mjekësor të SiCRED, por nëpërmjet saj çdokush trajtohet si klient i privilegjuar.

Për më tepër informacion, lexoni artikujt të botuar në shtypin e shkruar:

Artikull i Botuar në Gazetën Shqiptare

Artikull i Botuar në Gazetën Shekulli