SiCRED vijon më tej zgjerimin e rrjetit të saj mjekësor në Turqi

Një ndër aspektet me rëndësi të veçantë për SiCRED mbetet zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit mjekësor, ku të siguruarit për Jetën dhe Shëndetin mund të përfitojnë shërbime të shumëllojshme mjekësore, të cilësisë më të lartë. Tashmë në këtë rrjet bëjnë pjesë klinika dhe spitale nga pothuajse çdo qytet i Shqipërisë si dhe nga shtete të Rajonit si Kosovë, Maqedoni e Turqi e po ashtu të Bashkimit Europian si Itali e Austri.

SiCRED ka vijuar përpjekjet për të zgjeruar më tej rrjetin e saj në Turqi, ku së fundmi ka lidhur marrëveshje me një spital prestigjioz në qytetin e Stambollit.
Spitali mbulon një diapazon të gjerë të shërbimeve mjekësore, duke filluar nga përkujdesjet mjekësore rutinë, e deri tek kirurgjia robotike, kardiologjia, shëndeti riprodhues etj. Spitali është i orientuar drejt kujdesit shëndetësor të besueshëm dhe cilësor, duke kombinuar qasjen e fokusuar tek pacienti, ekipin mjekësor me përvojë dhe punën multidisiplinare. Duke synuar shfrytëzimin e njëkohshëm të metodave diagnostike dhe terapeutike të avancuara, objektivi i spitalit është shëndeti i pacientit.

SiCRED do të vijojë punën për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit mjekësor, duke e shtrirë rrjetin e saj jo vetëm në qytete të tjera të vendit tonë, por dhe jashtë Shqipërisë.