SiCRED zgjeron rrjetin e saj mjekësor edhe në Greqi!
Lexoni artikujt në shtypin e shkruar.

Si Shoqëri Sigurimi Jete, e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2003, SiCRED vjen në treg me risinë më të fundit, e cila konsiston në zgjerimin e rrjetit mjekësor.
Greqia është destinacioni më i ri, ku çdo klient i SiCRED mund të marrë shërbime shumë të mira mjekësore duke filluar nga përkujdesjet mjekësore rutinë, e deri tek kardiologjia, njësia e veshkave artificiale, njësia e specialiteteve kirurgjikale, patologjike etj.
Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, përshtatja e produkteve sipas kërkesave dhe nevojave të klientëve dhe zgjerimi i gamës së benefiteve për çdo klient, pjesë e SiCRED, janë prioritete të kompanisë.

Për më tepër, performanca e mirë tashmë reflektohet edhe nga statistikat e 4-mujorit të parë të Tregut të Sigurimit të Jetës, ku SiCRED kryesoi me pagesat e dëmeve.

Për më shumë, lexoni artikujt:

Artikulli i Botuar në Gazetën Shqiptare
Artikulli i Botuar në Gazetën Shekulli