SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË

Shoqëria SiCRED Assistance sh.p.k. (shoqëria konsulente, me kapital të zotëruar në masën 100% nga shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a.), u themelua në 29 Qershor 2012, si kërkesë imponuese e situatës ligjore të brendshme në RSH, si dhe optikës së grupit ekonomik zotërues për të plotësuar këtë kërkesë imediate të ligjit.

Objektivi i veprimtarisë së shoqërisë është dhënia e asistencës  dhe konsulencës  shoqërive punëdhënëse për zbatimin e legjislacionit dhe rregulloreve teknike për sigurimin e mirëqenies në punë të punonjësve,  gjatë kryerjes së punës, si dhe dhënia e asistencës  dhe konsulencës punëdhënësve për analizimin, identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve në punë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës.

  • Misioni

Misioni i SiCRED Assistance është të asistojë Punëdhënësit që të përmbushin më së miri kërkesat e legjislacionit të punës, e kërkesa të tjera për sigurinë dhe shëndetin në punë, të imponuara nga autoritetet shtetërore, duke u bërë një faktor i rëndësishëm për subjektet private apo publike me qëllim krijimin dhe ruajtjen e kushteve optimale të punës.

  • Vlerat

Kompetencë. Shoqëria ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturore për të përmbushur detyrimet ndaj klientëve të saj në kohë dhe me përgjegjshmëri. Stafi i shoqërisë përbëhet nga një personel i kualifikuar, në përbërje të të cilit janë juristë, mjekë, sociologë, inxhinierë, etj., me eksperiencë disa-vjeçare, sipas profilit që mbulojnë. Karakteristikat e secilit profil plotësojnë kërkesën për një kontroll tërësor të faktorit punë, si dhe të ndikimit që ky faktor përcjell tek punonjësi si qenie humane.

Përgjegjshmëri. Ne jemi të ndërgjegjshëm për detyrat dhe risqet që kemi marrë përsipër dhe synojmë t’ju ofrojmë një produkt, i cili përmbush më së miri pritshmërinë e klientit tonë.

Seriozitet. Ne angazhohemi të ofrojmë shërbimet tona, në respektim të plotë të kushteve kontraktuale të negociuara dhe të pranuara nga të dyja palët.

Komunikimi. SiCRED Assistance synon të krijojë dhe ruajë një komunikim të vazhdueshëm me klientin, me qëllim identifikimin e nevojave dhe problemeve që vijnë, si rrjedhojë e faktorit punë e në të njëjtën kohë ne konfirmojmë se jemi të aftë të adresojmë zgjidhjen e tyre në kohën më të shpejtë.

Besueshmëria. SiCRED Assistance synon të bëhet një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm për punëdhënësin kontraktues.

 

NA KONTAKTONI për të përfituar shërbimin!

Tirana:
e-mail: shitje@sicred.com.al
Cel: +355 697071501

Klikoni për Degët në Rrethe

Për më tepër informacion mbi shërbimet e ofruara nga SiCRED Assistance sh.p.k., klikoni në faqen zyrtare www.sicred-assistance.com.al