Siguria dhe Shëndeti në Punë

Punonjësit janë një aseti më i çmuar për çdo ndërmarrje. Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale që pësojnë punonjësit, i detyrojnë ata të shkëputen për ditë të tëra nga puna, duke shkaktuar një humbje ekonomike.
Planifikimi dhe implementimi i hershëm i masave mbrojtëse, nuk ka arsye pse të jetë i kushtueshëm, i komplikuar apo të kërkojë shumë kohë. Në fakt, ambiente të sigurta pune, kursejnë para, e aq më tepër akoma ato ruajnë jetët njerëzore. Në terma afatgjatë, ambientet e punës të sigurta përkthehen në një investim me përfitim të lartë.
Shërbimi i sigurisë dhe shëndeti në punë, ofrohet nga shoqëria konsulente SiCRED Assistance sh.p.k., një shoqëri e zotëruar në 100% të kapitalit të saj nga shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a..
Për të përmbushur përgjegjësitë kontraktuale dhe ligjore, konsulenti (SiCRED ASSISTANCE) është përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe sipas kontratës duhet të kryejë përkundrejt punëdhënësit kontraktues detyrat e mëposhtme:
1- Vlerësimin dhe analizën e rrezikut në ndërmarrje/institucion;
2- Të asistojë në hartimin e udhëzimeve dhe manualeve të sigurisë;
3- Organizimet e trajnimeve të punonjësve dhe pajisjen me dëshmi kualifikimi;
4- Hartimin e rregulloreve të brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe skemave/planeve të mbrojtjes nga zjarri dhe evakuimi;
5- Harton një plan për evakuimin dhe shpëtimin në situata emergjente;
6- Këshillimin dhe asistencën e personave të ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë;
7- Të shqyrtojë herë pas here vendet e punës, me nismën ose me kërkesën e punëdhënësit apo të punëmarrësve, të cilët janë ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje apo rreziqeve të reja
8- Etj.

KONTAKTO!

Caktoni një takim duke kontaktuar me një nga Degët Tona:
Tirana:
Email: shitje@sicred.com.al
Cel:0697071500 / 0697071501

Klikoni për Degët në Rrethe

Shënim: Për më shumë informacion mbi shërbimet e ofruara nga SiCRED Assistance sh.p.k., ju lutem klikoni në faqen zyrtare www.sicred-assistance.com.al