> Sigurim i Jetës për hua
> Sigurim i Jetës dhe shëndetit (CASH PLAN)
> Sigurimi i Jetës (me Mbijetesë)
> Sigurimi i Jetës me Kursim
> Sigurim i Jetës dhe shëndetit në udhëtim
> Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Studentëve
> Sigurimi i Jetës së Nxënësve dhe Studentëve
> Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Vizitorit
> Sigurimi i Kombinuar i Jetës
> Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Sportistëve
> Sigurimi i Jetës së Depozitarit
Sigurimi i jetës dhe aksidenteve në grup
Çfare ofron ky sigurim?
Ndodhja e një aksidenti detyron shkëputjen nga aktiviteti i punës përkohësisht apo përgjithmonë. Kjo sjell dëme të konsiderueshme financiare jo vetëm për përballimin e shpenzimeve mjekësore, por edhe pakësimin e të ardhurave për pasardhësit si pasojë e humbjes së jetës së të siguruarit.
Për këtë arsye, ky sigurim ofron:
•Mbrojtje financiare për të siguruarin në rast të shkëputjes së përkohshme apo të përhershme nga aktiviteti i punës; si dhe
•Mbrojtje financiare për pasardhësit (përfituesit) në rast vdekje natyrore apo aksidentale të të siguruarit.
Çfarë mbulon ky sigurim?
•Rrezikun e vdekjes së të siguruarit për shkaqe natyrore apo aksidentale;
•Rrezikun e mbetjes i paaftë i përhershëm për shkaqe dhe dëmtime si pasojë e aksidentit;
•Rrezikun e mbetjes i paaftë i përkohshëm për shkaqe dhe dëmtime si pasojë e aksidentit;
•Shpenzimet mjekësore të nevojshme për trajtimin e dëmtimit si pasojë e aksidentit.