Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit CASH PLAN – COVID PLUS

SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT CASH PLAN – COVID PLUS

Sigurimi “Jetë dhe Shëndet CASH PLAN është një policë sigurimi, e cila ofron mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast sëmundjeje apo aksidenti, që ndodhin gjatë periudhës së sigurimit. Nëpërmjet këtij sigurimi, i siguruari ka të drejtën e marrjes së shërbimeve mjekësore të rimbursuara nga SiCRED, trajtim preferencial në të gjithë rrjetin mjekësor të SiCRED në Shqipëri dhe më gjere në Europe, pavarësisht nga opsioni i zgjedhur, si dhe një sërë përfitimesh të tjera sipas kontratës së sigurimit.

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit Cash Plan ofron, ndër të tjera, mbulim të shpenzimeve të trajtimit në rast infektimi me COVID -19

Ky plan sigurimi ofron mbulimin në Shqipëri për trajtimin e infektimit me COVID-19. Në rast se i siguruari do të ketë nevojë për trajtim mjekësor në Shqipëri si pasojë e infektimit me COVID-19, ai do të jetë i mbuluar dhe do të përfitojë sipas zërave të shënuar në Grafikët e Përfitimeve (shih paketat më poshtë). Për një pacient që shfaq simptomat e njohura të COVID–19, me qëllim përcaktimin e diagnozës së tij sipas rekomandimit të dhënë nga mjeku, do të mbulohen në rast shtrimi apo mosshtrimi në spital: vizitat, testet dhe ekzaminimet, përfshirë këtu edhe Tampon PCR, si dhe shpenzimet për medikamentet e nevojshme për kurimin e sëmundjes.

Në rast infektimi me COVID – 19, në kushtet e gjendjes së rënduar mjekësore, kërcënuese për jetën e kur mjekët specialistë në Shqipëri rekomandojnë kurim të specializuar jashtë Shqipërisë, SiCRED do të mbulojë:

  1. Transportin me ambulancë të specializuar (tokësore ose ajrore) të të siguruarit drejt spitalit jashtë vendit;
  2. Mbulimin e shpenzimeve mjekësore për shtrim dhe kurim jashtë Shqipërisë;

SiCRED do të asistojë të siguruarin në përgatitjen e dokumentacionit për transport dhe akomodim në spitalin jashtë vendit. SiCRED ka marrëveshje bashkëpunimi më kompani të specializuara për transport mjekësor me çdo lloj mjeti.

Klikoni për paketat e sigurimit COVID Plus

Paketa Shqipëri Plus

Paketa Itali Plus

Paketa Austri Plus