Sigurimi i jetës dhe shëndetit të sportistëve

Çfare është ky sigurim?

Gjendja fizike e sportistëve profesionistë, të cilët sigurojnë të ardhura personale dhe të ardhura për klubin në të cilin janë aktivizuar është shumë e rëndësishme për suksesin e tyre. Dëmtimi i sportistit sjell jo vetëm pakësimin e të ardhurave të klubit, por edhe përballimin e shpenzimeve për rikuperimin fizik të tij. Kontrata e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit të Sportistëve ofron mbulimin e këtyre shpenzimeve, që në mënyrë direkte apo indirekte të ndihmojë në një rikuperim fizik sa më të shpejtë të sportistit.

Çfarë mbulon ky sigurim?

•Rrezikun e vdekjes së të siguruarit (sportistit) për shkaqe natyrore apo aksidentale;
•Rrezikun e dëmtimeve fizike (trupore), si pasojë e aksidentit.