> Sigurim i Jetës për Hua
> Sigurimi i Jetës dhe shëndetit (CASH PLAN)
> Sigurim i Jetës dhe aksidenteve në grup
> Sigurimi i Jetës me Kursim
> Sigurim i Jetës dhe shëndetit në udhëtim
> Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Studentëve
> Sigurimi i Jetës së Nxënësve dhe Studentëve
> Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Vizitorit
> Sigurimi i Kombinuar i Jetës
> Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Sportistëve
> Sigurimi i Jetës së Depozitarit
Sigurimi i jetës me mbijetesë
Çfarë është Sigurimi i Jetës (me Mbijetesë)?
Sigurimi i Jetës (me Mbijetesë) është një kombinim i sigurimit të jetës me një investim. Ky sigurim, përveç sigurimit të jetës së personit, ndihmon të siguruarin të kursejë rregullisht ,për një periudhë të caktuar kohe. Sigurimi garanton një shumë monetare (Shuma e siguruar) e cila është e pagueshme në rast vdekje apo mbijetesë. Shumën e Sigurimit, që e merrni në fund të periudhës së policës, mund ta përdorni pa kufizim për çfarë të dëshironi: të ngrini një biznes të ri, të shkolloni fëmijët, të blini një shtëpi të re, të financoni të ardhurat tuaja për pension, etj. Në rast se personi i siguruar, ndërron jetë gjatë periudhës së policës, pasardhësit e tij (fëmijët, bashkëshorti/ja) përfitojnë shumën e sigurimit menjëherë, duke patur kështu një mbrojtje financiare.
Kujt i shërben një sigurim i tillë?
- Arritje të objektivave të kursimit
- Ngritja e një fondi për të përmbushur në afatgjatë një objektiv të caktuar investimi
- Mbrojtje financiare për pasardhësit (familjen)
Avantazhet e Sigurimit të Jetës (me Mbijetesë)
- Ju ndihmon të administroni më mirë të ardhurat tuaja.
- Ju ndihmon të kurseni rregullisht.
- Shuma e sigurimit garantohet që në fillim dhe mund të tërhiqet menjëherë në datën e maturimit.
- Ofron mbështetje dhe siguri financiare për familjen tuaj.
- I siguruari ka të drejtën e pjesëmarrjes në fitimin që kompania siguruese realizon nga investimi i primeve për këtë kategori.