Sigurimi i jetës së depozitarit

Çfare është ky sigurim?

Në bashkëpunim me institucionet bankare, ofrohet Sigurimi i Jetës për Depozitarin, për klientët e bankës të cilët kanë një depozitë pranë saj. Me këtë kontratë, nëse një individ ka një depozitë pranë kësaj banke, ai përfiton një policë sigurimi me shumë sigurimi të njëjtë më atë të depozitës.

Çfarë mbulon ky sigurim?

•Rrezikun e Humbjes së Jetës së të Siguruarit për shkaqe natyrore;
•Rrezikun e Humbjes së Jetës së të Siguruarit për shkaqe Aksidentale;
•Rrezikun e Paaftësisë së Përhershme të Plotë të të Siguruarit për shkak të dëmtimeve të rënda aksidentale.