Sigurimi i kombinuar i jetës

Çfare është ky sigurim?

Kjo kontratë siguron mbulim ndaj çdo të papriture që mund të ndodhë si për shkaqe natyrore ashtu dhe aksidentale.

Çfarë mbulon ky sigurim?

•Rrezikun e vdekjes së të siguruarit për shkaqe natyrore apo aksidentale
•Rrezikun e mbetjes i paaftë i përhershëm për shkaqe dhe dëmtime si pasojë e aksidentit
•Rrezikun e mbetjes i paaftë i përkohshëm për shkaqe dhe dëmtime si pasojë e aksidentit
•Rrezikun e shfaqjes dhe diagnostikimit të njërës prej sëmundjeve kritike të mëposhtme
-Ataku i zemrës
-Goditje cerebrale
-Kanceri
-Pamjaftueshmëri e të dy veshkave
-Kirurgji e arterieve koronare
-Paraliza