ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI PËR PERIUDHËN JANAR-QERSHOR 2013

Në mbyllje të 6-mujorit të parë të viti 2013, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shënuar rritje në volumin total të primeve të shkruara.
Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2013, arritën rreth 470 milionë lekë, ose rreth 15.10% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – qershor 2013 u ulën me rreth 62.93% krahasuar me periudhën janar-qershor 2012.

Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – qershor 2013, kanë arritur në  107,657 mijë lekë, me 18.1%  më shumë krahasuar me periudhën janar – qershor 2012.

Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej 8,503 mijë, me një ulje prej 25.44 % më pak, krahasuar me periudhën janar – qershor 2012.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu.

(09 Shtator 2013)