ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2013

Në mbyllje të 9-mujorit të parë të viti 2013, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shënuar rritje në volumin total të primeve të shkruara. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2013, arritën rreth 697 milionë lekë, ose rreth 11.15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – shtator 2013 u ulën me rreth 62.38% krahasuar me periudhën janar – shtator 2012.

Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – shtator 2013, kanë arritur në 138,993 mijë lekë, me 7.23 % më shumë krahasuar me periudhën janar – shtator 2012.

Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej 14,291 mijë lekë, me një rritje prej 9.54 % më shumë, krahasuar me periudhën janar – shtator 2012.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu.

(28 Tetor 2013)