Zhvillimet e Tregut të Sigurimit të Jetës në Shqipëri për periudhën Janar – Shtator 2015

Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet totale nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – shtator 2015, kanë qenë rreth 688 milionë lekë, ose rreth 9.41 % më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, pagesat e dëmeve gjatë të njëjtës periudhë u rritën me rreth 121.21 % krahasuar me periudhën janar – shtator 2014.

Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – shtator 2015, kanë arritur në rreth 148 milion lekë. Pjesa e tregut e zotëruar nga SiCRED ka shënuar një përmirësim të lehtë, duke arritur në 21.57 % nga 21.53 % që ka qenë në 9 mujorin e vitit 2014.
Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë përafërsisht 32 milion lekë, me një rritje prej 42.35 % më shumë krahasuar me periudhën janar – shtator 2014.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu

(26 Nëntor 2015)