Ngjarja në Lushnjë 06.02.2005
Më datë 6.02.2005 një djalë 16 vjeçar në qytetin e Lushnjës, i cili studionte në vitin e dytë në Shkollën Mekanike, ka humbur jetën nga shkaqe natyrore. Kjo ngjarje ka tronditur thellë familjen e të ndjerit Adriatik Hoxha , shokët dhe nxënësit e shkollës Mekanike. Jo shumë kohë para se të ndodhte ngjarja tragjike të gjithë nxënësit e kësaj shkolle u siguruan pranë shoqërisë SiCRED , shoqëria e parë private për sigurimin e jetës dhe shëndetit . Nxënësit u pajisën me policën Sigurimi i Jetës së Nxënësit e cila me një prim shumë simbolik prej 500 Lekë, mbulon jetën dhe shëndetin e nxënësve.
Me ndodhjen e ngjarjes së sipërpërmendur, familjes së të ndjerit Adriatik Hoxha, i lind e drejta për të përfituar shumën e sigurimit, i cili në këtë rast është 300.000 lekë. SiCRED pasi mori të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, përmbushi të gjitha detyrimet që kishte brenda një afati kohor prej më pak se dy javësh, afat i cili është shumë më i shkurtër nga koha që i nevojitet kompanive të tjera të sigurimit.
Ky rast e thekson akoma më shumë rëndësinë që ka sigurimi i jetës dhe shëndetit të çdo personi, në lehtësimin e vështirësive financiare. Familja e të ndjerit e vleresoi shumë profesionalizmin dhe seriozitetin e SiCRED si dhe ndihmën që shuma e sigurimit i dha familjes. SiCRED me këtë rast ka vërtetuar që slogani i shoqërisë Ne do të ndodhemi gjithmonë pranë jush dhe Vetëm SiCRED ju bën sfidë të papriturave të jetës suaj nuk është thjesht motoja e shoqërisë por është një premtim dhe një angazhim që SiCRED ndërmerr ndaj klientëve të tij. |