Sigurimi Jetës së Debitorit
Çdo individ që merr një kredi i kushton shumë kohë dhe vëmëndje menaxhimit të këtij fondi që dhe detyrimet ndaj institucionit Kredidhënës të shlyhen brenda afateve të kërkuara. Por a keni menduar se si mund t'i shlyejë familja juaj në rast fatëkeqësie këto detyrime? SiCRED garanton çlirimin e familjes së debitorit nga detyrimi për të pagur huanë nëse personi kredimarrës humb jetën në mënyrë natyrale apo aksidentale, ose mbetet i paaftë i plotë i përherëshëm për punë gjatë periudhës në të cilën ai është duke shlyer kredinë. Çfarë mbulon ky shërbim?
Kontrata e sigurimit te jetës së Debitorit mbulon rrezikun e vdekjes së të siguruarit për shkaqe natyrore ose aksidentale, pa asnjë kufizim territorial. Gjithashtu kjo kontratë mbulon rrezikun e të mbeturit i paaftë i përhershëm i plotë si shkak i një aksidenti apo sëmundje.
Përfitimet:
Ne rast të vërtetimit të ngjarjes së sigurimit përpara përfundimit të Policës së sigurimit, Siguruesi detyrohet ti paguajë Përfituesit (Kreditorit) huanë e papaguar deri në ditën e ndodhjes së ngjarjes, pa përfshire asnjë interes.
Si mund të aplikohet Si mund të aplikoni në rast dëmi |