Sigurimi i Jetës me Pension
Dëshironi që Ju të zgjidhni vetë moshën se kur të filloni pensionin si dhe shumën që do të përfitoni? SiCRED ua bën të mundur këtë me kontratën e Sigurimit të Jetës me Pension. Çfarë mbulon ky shërbim?
Kjo kontratë sigurimi mbulon Jetën e personit të siguruar gjatë periudhës së pagimit të primeve si dhe gjatë periudhës së përfitimit të pensionit. SiCRED garanton pagimin e shumës së pensionit që është përcaktuar nga i Siguruari në momentin e lidhjes së kontratës. Në rast të humbjes së jetës për shkaqe natyrore ose aksidentale gjatë periudhës së pagimit të primeve, familja e të siguruarit përfiton 100% të shumës totale të pensionit që duhet të përfitonte i Siguruari.
Në rast se i Siguruari humb jetën gjatë periudhës së përfitimit të pensionit, familja e të siguruarit përfiton 66.7% të shumës totale të pensionit që duhet të përfitonte i siguruari.
Si mund të aplikohet Si mund të aplikoni në rast dëmi |