| Kontrata e Sigurimit
|
Kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit, polica e sigurimit dhe dokumentacioni që i bashkëlidhet atyre. |
| |
|
| Kushtet e sigurimit |
Kushtet e pergjithshme (dhe të veçanta nëse ka) të kontratës së sigurimit. |
| |
|
| Siguruesi |
Shoqëria e Sigurimit SiCRED |
| |
|
| I Siguruari |
Personi fizik, jeta e të cilit është subjekt i sigurimit. |
| |
|
| Kontraktuesi |
Personi fizik apo juridik, që nënshkruan kontratën e sigurimit. |
| |
|
| Polica e sigurimit |
Dokumenti që provon lidhjen e kontratës së sigurimit. |
| |
|
| Çertifikatë e Sigurimit |
Dëshmia e sigurimit që Siguruesi i lëshon të Siguruarit. |
| |
|
| Përfituesi |
Personi fizik apo juridik, që përfiton nga kontrata e sigurimit mbi bazën e vullnetit të shprehur nga i siguruari në çertifikatën e sigurimit. |
| |
|
| Prim i sigurimit |
Shuma e mjeteve monetare që i Siguruari dhe/ose kontraktuesi i paguajnë Siguruesit për lidhjen kontratës. |
| |
|
| Shuma e sigurimit |
Shuma maksimale e mjeteve monetare, që Siguruesi merr përsipër të paguajë me vërtetimin e rastit të sigurimit, në favor të të Siguruarit apo Përfituesit. |
| |
|
| Përfitim |
Shuma e mjeteve monetare, që Siguruesi i paguan të Siguruarit apo Përfituesit, me vërtetimin e ngjarjes së sigurimit. |
| |
|
| Rasti/Ngjarja e sigurimit |
Vdekja e të Siguruarit, si dhe të gjitha llojet e paaftësisë së personit, kur ato nuk përfshihen në rreziqet e përjashtuara të kësaj kontrate sigurimi . |
| |
|
| Aksident |
Përsa i përket sigurimit të aksidentit dhe shëndetit, do të konsiderohen të tilla ato raste që janë të paqëllimshme, të paparashikuara dhe të papritura që zakonisht rezultojnë me dëmtime ose humbje fizike. |
| |
|
| Sëmundje kritike |
Gjendja mjeksore (sëmundja) e cila në vlerësimin e mjekut specialist pritet të shkaktojë vdekjen e të siguruarit dhe/ose kufizim në cilësinë normale të jetës, brenda një afati kohor relativisht të shkurtër, pavarësisht nëse mjekimi dhe ndihma mjeksore i është dhënë apo jo. |
| |
|
| Vdekje aksidentale |
Vdekja si rezultat i një dëmtimi trupor të paqëllimshëm, të papritur dhe jo të zakontë. |
| |
|
| Vdekje natyrale |
Vdekja natyrale që nuk vjen si pasojë e aksidentit apo vrasjes. |
| |
|
| Periudha e sigurimit |
Kohëzgjatja, për të cilën është në fuqi kontrata e sigurimit. |
| |
|
| Përgjegjësi agregate |
Limiti maksimal i shumës monetare, që Siguruesi merr përsipër të paguajë, me ndodhjen e rastit të sigurimit. |
| |
|
| Sigurimi i Jetës së Debitorit |
Një policë që i lëshohet huamarrësit për të mbuluar pagimin e huasë në rast se huamarrësi humb jetën para se të shlyejë huanë. Në këtë rast përfitues është Kreditori. |
| |
|
| Kreditor |
Pala e tretë ndaj të cilës një individ ka detyrime financiare. |
| |
|
| Sigurimi i Shëndetit dhe Aksidentit |
Sigurimi nën të cilin janë të pagueshme përfitimet në rast sëmundje, dëmtimi aksidental apo vdekje aksidentale. |
| |
|
| Aktuari |
Një specialist i trajnuar në matmatikë, statistikë, mbajtje llogarish dhe parimet e veprimit të sigurimeve, anuiteteve dhe planeve të pensionit. Aktuari përcakton, në bazat e eksperiencës, kostot e mundshme të humbjeve të ardhshme. |
| |
|
| Kufinjtë e moshës |
Mosha nën apo mbi të cilën Siguruesi nuk do të nënshkruante një kontartë sigurimi, apo mosha mbi të cilën një kontratë nuk do të vazhdonte të ishte në fuqi. |
| |
|
| Agjent |
Një person i cili përpiqet, negocion apo lëshon kontrata sigurimi në emër të siguruesit. E drejta e tij për të ushtruar funksione të ndryshme, autoriteti dhe detyrimet e tij apo detyrimet e siguruasit janë subject i kontratës së agjensisë sipas ligjit në fuqi. |
| |
|
| Aplikim |
Nje formular mbi të cilin aplikanti për sigurim deklaron fakte mbi bazat e të cilit siguruesi vendos nëse të pranojë rrezikun, të modifikojë mbulimin e ofruar apo të refuzojë riskun. |
| |
|
| Shmangia e rrezikut |
Marrja e masave per eleminimin e rreziqeve të ndryshme ndaj të cilave është i ekspozuar i Siguruari. |
| |
|
| Anullimi |
Përfundimi i një kontrate sigurimi me vullnetin e lirë të palëve në përputhje me masat në kontratë ose me marrveshje dypalëshe. |
| |
|
| Aplikim për dëm |
Një kërkesë e bërë nga i siguruari ose nga përfituesi për pagimin e përfitimeve të caktuara në kontratë. |
| |
|
| Raport dëmi |
Nje raportim i dorëzuar nga nje agjent i cili raporton faktet e nje kërkese të bërë për përfitim. |
| |
|
| Mbulimi |
Fusha e mbulimit që parashikohet në kontratën e sigurimit |
| |
|
| Data e lëshimit |
Data e përcaktuar në një policë si data e lëshimit të policës nga siguruesi. Kjo nuk është domosdoshmërisht data në të cilën hyn në fuqi kontrata. |
| |
|
| Pjesa e zbritshme |
Pjesa e dëmit e cila zbritet para se i Siguruari të ketë të drejtë të përfitojë nga Siguruesi. |
| |
|
| Shkalla e riskut |
Shuma e pasigurisë që ekziston në një situatë të dhënë |
| |
|
| Paaftësia |
Një gjendje e cila kufizon në një farë mënyre aftësinë e një personi që të ndjekë jetën e tij të zakonshme. Paaftësia mund të jetë e pjesshme apo totale, e përkohshme apo e përhershme. |
| |
|
| Ekzaminuesi |
Një punonjës i caktuar nga autoriteti shtetëror që të auditojë regjistrimet e siguruesit. |
| |
|
| Përjashtimet |
Situata, kushte apo rrethana specifike që janë të përcaktuara në kontratë si jo të mbulueshme. |
| |
|
| Risk i pasigureshëm |
Një risk që nuk mund të matet nga aktuari ose në të cilin mundësia për t'u dëmtuar është kaq e lartë sa nuk mund të merret në sigurim. |
| |
|
| Ofertë |
Kushtet e një kontrate që propozuara nga një palë te një tjetër. Në sigurimet e jetës, aplikimi dhe primi fillestar përbën një ofertë |
| |
|
| Rinovim |
Rihyrja në fuqi e policës, afati is ë cilës ka përfunduar ose përfundon nëse nuk rinovohet. |
| |
|
| Zëvendësim |
Një policë e re e cila zë vendin e asaj që është aktualisht në fuqi. |
| |
|
| Primi i kthyer |
Një pjesë e primit e cila i kthehet policëmbajtësit si rezultat i anullimit, ndryshimit të tarifës, ose një rillogaritje e primit. |
| |
|
| Risk |
Pasiguria për të cilën mund të ndodhë një ngajrje. |
| |
|
| Risigurimi |
Ndarja ose shpërndarja e një risku shumë të madh për një Sigurues duke i ceduar një pjesë të riskut një kompanie tjetër apo risiguruese. Për shembull shumë kompani vendosin një shumë limit të cilën e marrin në sigurim dhe kur lëshojnë polica për shuma më të mëdha, lidhen me kompanitë e risigurimit. |