b

Category: Year 2016

“CREDINS PREMIUM” investment fund is licensed

Në mbledhjen e datës 30 maj 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi liçencimin e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si dhe miratimin e Fondit të Investimit “CREDINS Premium”. Në dhjetor të vitit 2014 SiCRED sh.a.. dhe Banka CREDINS sh.a., nënshkruan marrëveshjen për shitblerjen e 76% të kuotave SHAFP SiCRED sh.a.. Qëllimi i këtij kalimi ishte bërja efektive e përfshirjes së SHAFP SiCRED sh.a. edhe në tregun tashmë të maturuar të Fondeve të Investimit, si dhe rritja e vlerës së paketës që do të vazhdonte të mbante Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.. Në muajin maj të këtij viti, Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., miratoi dhe ndryshimin e emrit si rrjedhojë e ndryshimit të mazhorancës aksionare, duke u quajtur CREDINS INVEST sh.a. – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, e cila tashmë përveç administrimit të fondeve të pensionit vullnetar, do të administrojë edhe sipërmarrje investimesh kolektive.
“CREDINS INVEST” sh.a. është shoqëria e dytë në tregun shqiptar që liçencohet për të administruar sipërmarrje investimesh kolektive dhe fonde pensioni vullnetar, ndryshime këto të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e nevojshëm të konkurrencës në tregun e fondeve të investimeve.  Aktualisht CREDINS INVEST sh.a. administron dy fonde:
– Fondin e Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions”; si dhe
– Fondin e Investimit “CREDINS Premium”
SiCRED sh.a., natyrshëm do të vijojë të mbështesë dhe promovojë aktivitetin e Shoqërisë Administruese, duke mundësuar transferimin e fondit të pensionit në produktet e reja të sigurimit që pritet të lançohen së shpejti, anuitetetet. Anuitetet do iu ofrojnë përfitime shtesë si dhe lehtësira fiskale anëtarëve të Fondit të Pensionit vullnetar “SiCRED Pensions”, të cilët do zgjedhin të konvertojnë në maturim fondin e tyre të pensionit në një anuitet. Këto produkte sigurimi synojnë të incentivojnë personat të vazhdojnë të qëndrojnë brenda kompanive te Grupit SiCRED nëpërmjet  maksimizimit të përfitimeve të tyre.
Për më tepër klikoni këtu.

Related Posts

Comments

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *