NJOFTIME PUNËSIMI
“Recepsionist/e” pranë Zyrave Qendrore të SiCRED sh.a..

Shoqëria SiCRED sh.a., e para shoqëri sigurimi me kapital 100% vendas, e cila operon ekskluzivisht në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, me korrektësi dhe profesionalizëm, kërkon të punësojë një “Recepsionist/e” pranë Zyrave Qendrore të SiCRED sh.a..

  • Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
    1. Arsimi i lartë përbën avantazh (preferohen degët shkenca sociale, gazetari, gjuhë-letërsi);
    2. Aftësi shumë të mira komunikuese;
    3. I/E padënuar;
    4. Njohuri të gjuhës angleze, kryesisht në komunikim;
    5. Njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel).
  • Informacion mbi përshkrimin e punës të “Recepsionist/e”:
    1. Orientimi i telefonatave në stafin punonjës përkatës;
    2. Orientimi i personave të interesuar për pajisje me policë sigurimi, të interesuar për të marrë informacion, apo deklaruar një ngjarje sigurimi pranë stafin punonjës përkatës;
    3. Administrimi i dokumenteve hyrës në SiCRED sh.a., si nëpërmjet postës apo dorazi nga persona t interesuar;
    4. Regjistrimi në regjistrin përkatës i personave të jashtëm që hyjnë në ambientet e SiCRED sh.a.;
    5. Procesi i kopjimit të akteve;
    6. Organizimi në dosje i të dhënave dokumentare;
    7. Dorëzimit të akteve në “Arkiv-Protokoll” ;
    8. Pjesëmarrja në aktivitete promovuese të produkteve të shoqërisë.
  • Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
    1. CV me foto;
    2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
    3. Kopje e ID;
    4. Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.

Janë të mirëpritura të gjitha kandidaturat deri më datë 30.04.2021, duke aplikuar në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

  • Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. ”Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
  • Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
  • Me Fax: +355 4 22 37 530
  • Online:sicred.com.al (Karriera)

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

“Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor”, pranë Zyrave Qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a..

Shoqëria SiCRED sh.a., operon në tregun e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi. Shoqëria SiCRED, veç të tjerash, karakterizohet nga puna korrekte dhe me etikë të lartë profesionale, si dhe nga një staf i kualifikuar dhe frymë mikpritëse e bashkëpunuese.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë dy mjekë/e për pozicionin “Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor” pranë Zyrave Qendrore të saj.

  • Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
    1. Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë;
    2. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel);
    3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë si italisht, gjermanisht, frëngjisht;
    4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, aftësi të mira ndërvepruese dhe të punës në grup;
    5. Të ketë aftësi në menaxhimin e stresit dhe të ngarkesës në punë;.
    6. Të jetë i përkushtuar.
  • Informacion mbi përshkrimin e punës të “Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor”:
    1. Vlerësimi i riskut mjekësor për personat që aplikojnë për sigurim, sipas kritereve dhe manualeve të vlerësimit që përdor shoqëria SiCRED sh.a.;
    2. Përgatitja e raporteve dhe opinioneve të specializuara për çështje të vlerësimit të riskut mjekësor;
    3. Organizimi dhe koordinimi me subjektet mjekësore për marrjen e shërbimeve mjekësore në kohë nga të siguruarit dhe në përputhje me parashikimet e kontratave të sigurimit;
    4. Koordinimi i kryerjes së paketave të kujdesit parandalues, administrim i dokumentacionit, etj.;
    5. Njohja e produkteve të sigurimit të shoqërisë, aftësia për t’i prezantuar ato te klientët potencial;
    6. Etj.
  • Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
    1. CV me foto;
    2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
    3. Kopje e ID;
    4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
    5. Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 9 Maj 2021, përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:

  • Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
  • Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
  • Me Fax: +355 4 22 37 530
  • Online: sicred.com.al (Karriera)

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

APLIKO ONLINE

Zgjidhni pozicionin e lirë:

Emri:

Mbiemri:

Email:

Qyteti:

Adresa

Tel Fiks:

Tel:

Ngarko CV: